Conor McGregor është munduar t’ia shkatërrojë karrierën Khabibit me këtë deklaratën brutale

Conor McGregor është munduar t’ia shkatërrojë karrierën Khabibit me këtë deklaratën brutale

E drejtë të themi se Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov nuk e kanë shumë për qejfi njëri-tjetrin, teksa dyshja ka një histori të komplikuar.

Ka pasur shumë incidente kontraverse mes dyshes, si ai me autobus në Brooklyn, ose eskalimi në oktagon i rusit menjëherë pas meçit, transmeton Periskopi.

Ylli më i madh në histori të UFC-së kundër, ndoshta, luftëtarit më dominues në histori të UFC-së, gjithmonë do të rrëmbejë kryetitujt.

Dhe McGregor ka rikthyer rivalitetin në pah në një intervistë së fundmi për ‘ESPN’.

”Ku ka shkuar ai? Ku është ai tani. Ia futi sprint. Ka ikur, e bën në vete, u bë trashaluq, ikën. Nuk ka bërë asgjë në këtë sport. Të q*fsha gjithçka që ka bërë ai në këtë sport,” ka thënë McGregor.

Dikush prapa kamerës ia rikujtoi McGregorit bilancin pa humbje të Khabibit, duke nxitur këtë përgjigje të irlandezit.

”Po, brilante. Dhe çka? Ai është 13-0 duke luftuar me njerëz me tri fitore dhe gjashtë humbje, ishte spektakli i babait të vetë. Babai i tij ia formoi spektaklin dhe ai po luftonte me njerëz që kanë dy fitore dhe tetë humbje. Ky është rekordi i tij deri në 20-0. Ai ka tri lufta të UFC-së që ia ka caktuar dhe pas asaj, nuk është asgjë. Është tërheqje, nuk mundi ta bënte. Kjo është e tëra, ai ka ikur.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: