Zyrtare: Ballkani prezanton transferimin e ri

Zyrtare: Ballkani prezanton transferimin e ri

Ballkani është përforcuar edhe më shumë para sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Suhareka ka siguruar shërbimet e mesfushorit Malsor Ajeti, transmeton Periskopi.

Ajeti, 21-vjeçar, për herë të fundit ka luajtur për klubin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, FC Struga.

Ai do të jetë pjesë e Ballkanit për tri vite, siç ka njoftuar klubi në llogarinë zyrtare.

Për Ajetin kjo është aventura e shtatë në karrierë, pasi ka dalë nga akademia e Prishtinës për të luajtur edhe te KF Hajvalia, Porto U19, Mannheim U19, KF Skënderbeu dhe KF Struga.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Të dashur tifozë
FC Ballkani njofton se mesfushori Malsor Ajeti është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!

Talenti 21-vjeçar, vjen te skuadra jonë pas një eksperience me ekipin e Strugës dhe bëhet në këtë mënyrë afrimi i tretë zyrtar, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Ajeti ka provuar edhe klube me emër në Shqipëri e jo vetëm, teksa ka qenë pjesë e Skënderbeut, por ka luajtur edhe në Portugali me Porton U19 dhe Manheim U19 në Gjermani.

Klubi i Ballkanit i uron Ajetit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze.
Na priftë e mbara Suharekë.

Shpërndaje në: