Capello këshillon skuadrën e Mancinit: “Keni kujdes nga Harry Kane”

Capello këshillon skuadrën e Mancinit: “Keni kujdes nga Harry Kane”

Fabio Capello, trajneri i mirënjohur italian që ka drejtuar kombëtaren e Anglisë në të shkuarën, ka dhënë një intervistë për Corriere dello Sport në prag të finales së EURO 2020, mes Italisë dhe kombëtares së “Tre Luanëve”.

 

“Italia mund t’ia dalë. Anglia është një ekip interesante, por jo ende ‘top’. Ata nuk kanë shumë cilësi në mesfushë, por janë fizikisht të fortë dhe agresivë. Gjithsesi ata kanë të vetmin qendërsulmues në Europë, Harry Kane”, është shprehur fillimisht Capello.

Më tej 75-vjeçari ka shtuar: “Ata e vuajtën presingun e Danimarkës në gjysmëfinale, por e përballuan me pozicionin e tyre. Italia më ka bërë përshtypje për unitetin dhe dëshirën e tyre për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Nuk ka egoizëm në ekip. Roberto Mancini ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Italia ka portierin më të mirë në botë, kurse për Pickford mund të pyesni Ancelottin.

Italia u detyrua të luante catenaccio kundër Spanjës. Ata dominuan me ritmin dhe presingun e tyre”. Italia do të luajë të dielën prej orës 21:00 kundër Anglisë në “Wembley”, për titullin kampione Europe.

Shpërndaje në: