Gjyqtari më i pasur në botë do ta drejtojë finalen e Euro 2020, Itali-Angli

Gjyqtari më i pasur në botë do ta drejtojë finalen e Euro 2020, Itali-Angli

Bjorn Kuipers është konfirmuar si gjyqtari i finales së Euro 2020, mes Italisë dhe Anglisë në ‘ëembley’.

48-vjeçari holandez ka drejtuar tri ndeshje në këtë kompeticion, përfshirë çerek-finalen mes Danimarkës dhe Çekisë.

Ai poashtu ishte gjyqtari i katërt në fitoren 1-0 të Anglisë kundër Kroacisë, në fazën e grupeve, transmeton Periskopi.

Kuipers, i cili ka punuar si gjyqtar ndërkombëtar nga viti 2006, do të jetë gjyqtari i parë nga Holanda që drejton një finale të Kampionatit Evropian.

Mirëpo, do të jetë finalja e shtatë e UEFA-s. Ai gjithashtu ka drejtuar finalet e Europa Leagues në vitet 2013 dhe 2018 dhe finalen e Champions Leagues më 2014, mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Por a e keni ditur se Kuipers njihet si ‘gjyqtari më i pasur në botë’?

Me një pasuri prej 13.4 milionë eurove më 2016, sipas ‘Daily Mail’, veterani ka themeluar zingjirin e supermarketeve ‘Jumbo Kuipers’ në Holandë, pasi diplomoi në fakultetin e biznesit në Universitetin ‘Radboud’ në Nijmegen.

p1fa55n1jolpn1n8pu1bhff14o0d.jpg

Zingjiri i supermarketeve të holandezit raportohet se ka bërë miliona, teksa ka sponsorizuar edhe yllin e Formula 1, Max Verstappen. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: