Gucci rikthen çantën e preferuar të Princeshës Diana
Pas suksesit të bujshëm të çantës së rilindur Jackie, Gucci po sjell përsëri një tjetër aksesor të dashur nga arkivi i markës. Çanta e preferuar e Princeshës Diana është rimagjinuar nga Alessandro Michele rreth 20 vjet pasi versioni origjinal i ra në sy princeshës.
Ndërsa distancohej nga familja mbretërore, Diana u bë më e guximshme me zgjedhjet rreth modës, megjithëse, siç thoshte dikur stilistja e saj Anna Harvey, ajo asnjëherë nuk i harronte kodet zyrtare të veshjeve mbretërore.
Versioni i Michele dallohet nga origjinali nga rripat prej lëkure neoni të lidhur rreth dorezave. Ato mund të stampohen në brendësi të rripave për të sjellë mundësi për personalizime, në këtë version të çmuar nga princeshë Diana.
E disponueshme në tre madhësi dhe shtatë ngjyra.
‘Gucci Diana’ përfaqëson ciklin e ri-shpikjes dhe të qenit i lirë – diçka që Princesha do ta mbështeste pa dyshim.