Ç’duhet të dini nëse kondomi çahet në mes të seksit!

Ç’duhet të dini nëse kondomi çahet në mes të seksit!

Ndodhi! Diçka shkoi keq dhe ja ku jeni. Të dy përballë duke parë një prezervativ që aksidentalisht u ça! Po tani?

Kush janë rreziqet?

Nëse prezervativi çahet, qoftë edhe përpara ejakulimit final, marrëdhënia mund të quhet e pambrojtur. Në fakt, lëngjet e prodhuara gjatë fazave fillestare, përmbajnë gjithashtu spermë dhe mikrobe që mund të transmetohen tek partneri. Pra, rreziqet për një shtatzëni të padëshiruar dhe për sëmundje seksualisht të transmetueshme, janë të mundshme.

Ç’duhet të bëjmë?

Për të limituar rreziqet ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme: Mos përdorni larës agresiv për vaginën tuaj. Mjaftohuni vetëm me ujë të vakët. Kujdes! Kjo metodë nuk shmang totalisht mundësinë e infektimit, por ul shanset. Nëse gjaku, sperma ose lëngjet vaginale kanë rënë në kontakt me një plagë, dizinfektoji me alkool dhe betadinë. Nëse mendoni se ka rrezik potencial për infektim, shkoni brenda 48 orëve në poliklinikën më të afërt. Mjekët specialistë do të të këshillojnë mënyrën më të mirë për te evituar rreziqet e infeksioneve. Më pas, brenda 15 ditëve, duhet të bëni testin e HIV dhe sërish pas 3 muajsh, për të qenë plotësisht të bindur.

Për të shmangur një shtatzëni të padëshiruar:

Nëse doni të shmangni një shtatzëni, e vetmja mënyrë është marrja e pilulës (e këshillueshme brenda 12 orëve të para pas aktit, por mund të ketë efekt edhe pas 72 orësh).

Burimi: Cosmopolitan

Shpërndaje në: