Plisat me peticion: Kërkojnë vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë

Plisat me peticion: Kërkojnë vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë

Plisat konsiderohen si një nder tifo-grupet më aktive të futbollit kosovar.

Shpesh herë kanë bërë organizime për skuadrën e Prishtinës, por kjo e sotit është më ndryshe, transmeton Periskopi.

Plisat kanë kërkuar vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë.

Ja deklara e plotë:

Të shkruash për komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari është privilegj por, edhe përgjegjësi e madhe. Vepra dhe sakrifica e familjes Jashari është një vepër unike, vepër e cila ka sensibilizuar shumë bashkatdhetarë të tjerë t’i bashkangjiten Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ne të gëzojmë këtë liri që kemi sot.
Vepra e Adem Jasharit është nderuar në forma të ndryshme që nga rënia heroike e tij në të gjithë botën, por njëzet e dy(22) vjet pas luftës në kryeqytet akoma mungon shtatorja e heroit tonë kombëtar. Baca Adem e meriton të jetë në Prishtinë, përkrah heronjëve të idealit të tij.
Prej nesër të premtën 09/07/2021, Plisat do të organizojmë peticionin për vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë. Tenda e Plisave për peticion do të vendoset afër shtatorës së Skënderbeut.
Ftojmë gjithë qytetarët e Kosovës të vijnë në Prishtinë e të bashkohen këtij peticioni.
Ju mirëpresim!

Shpërndaje në: