Italia barazon rekordin impresiv të Francës në Kampionate Evropiane
Italia vërtetë ka qenë impresive përgjatë tërë Euro 2020, ndoshta me ndonjë përjashtim aty-këtu.
Kombëtarja e Italisë ka arritur në finale të Kampionatit Evropian ku do të ballafaqohet me Anglinë.
Azzurët po dallohen me lojë ekipore, ku nuk ka rëndësi individi por grupi në tërësi dhe sukseset ekipore po vijnë në shprehje para atyre individuale të futbollistëve.
Këtë e dëshmon edhe fakti që Italia ka pesë futbollistë aktualisht që kanë shënuar së paku dy gola në këtë Kampionat Evropian, Federico Chiesa, Mateo Pessina, Lorenzo Insigne, Ciro Immobile dhe Manuel Locatelli.
Italianët kanë barazuar rekordin e Francës që e kishte vendosur në “Euro 2000” ku pesë futbollistë të tyre realizuan së paku nga dy gola në atë kompeticion.
?? Italy have become the second side in EURO history to have 5 different players (Chiesa, Pessina, Insigne, Immobile & Locatelli) score 2+ goals in a single competition, after France in 2000 ⚽️?#EURO2020 pic.twitter.com/YaPvt3xMeV
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) July 8, 2021