Mourinho i ‘dashuruar’ në shqiptarë: Veç Granit Xhakës, fillon negociatat me shqiptarin tjetër

Jose Mourinho dhe Roma ia kanë vënë syrin një shqiptari tjetër, pas lëvizjeve të intensifikuara për transferimin e Granit Xhakës.
Futbollisti në fjalë është ylli i Leeds Unitedit, Ezgjan Alioski, i cili nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me klubin për kontratën e re.
Në fakt, Alioski është aktualisht futbollist i lirë dhe dy klubet që po interesohen më së shumti për të janë CSKA Moska dhe Galatasaray, transmeton Periskopi.
Mirëpo, tash duket se ai ka edhe një opsion tjetër mbi tavolinë.
Roma është shndërruar në destinacion potencial të tij, me mediet italiane që kanë raportuar se agjenti i lojtarit ia ka ofruar shërbimet e tij Romës dhe Milanit.
‘Giallorossët’ thuhet se kanë shprehur interesim për shqiptarin, pas lëndimit të Leonardo Spinazzolas.
???According to Morhinho’s wishes, #ASRoma began transfer work with Ezgjan #Alioski and the first negotiations with his manager took place.
?He also follows the player’s situation at #ACMilan and #Napoli, who are in search of a left-back. https://t.co/uFarQE44bb
— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) July 8, 2021
Edhe vetë futbollisti preferon Romën para Milanit, ku do të mbetej vetëm opsioni i dytë pas Teo Hernandezit. /Periskopi.com/