Kosovari nënshkruan me Interin
Andi Hoti ka nënshkruar marrëveshjen e re me Interin, e cila do ta mbajë atë në ‘San Siro’ deri në vitin 2024.
Mbrojtësi kosovar, 18-vjeçar, ka lindur në Zvicër por ka dy nënshtetësi, shkruan Periskopi.
Lajmin për vazhdimin e kontratës së tij me klubin është konfirmuar nga gazetari kredibil italian, Nicolo Schira.
Kujtojmë se Hoti u transferua tek Interi për 140 mijë euro nga Zurichu i Zvicrës. /Periskopi.com/
Confirmed! Andi #Hoti has signed the contract extension with #Inter until 2024. #transfers https://t.co/hL5Uc8xJHE
— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 8, 2021