Erling Haaland mban ‘bisedime pozitive’ për transferimin 170 milionësh në Premier League

Erling Haaland mban ‘bisedime pozitive’ për transferimin 170 milionësh në Premier League

Chelsea po përgatitet për një ofertë prej 170 milionë eurove për Erling Haalandin, pasi mbajti bisedime me përfaqësuesit e tij, sipas raporteve.

‘Të Kaltërit’ janë në kërkim për një sulmues këtë verë, pavarësisht se fituan Champions Leaguen sezonin e kaluar, transmeton Periskopi.

Timo Werner, 25-vjeçar, shënoi vetëm 12 gola, ndërsa Tammy Abraham, 23-vjeçar, bashkë me Olivier Giroudin, 34-vjeçar, po përballen me paqartësi rreth të ardhmes së tyre.

Sipas ’90min’, Chelsea ka filluar negociatat me agjentin e norvegjezit, Mino Raiola.

Kushtet personale thuhet se nuk janë problem dhe Haaland është i hapur për një kalim në perëndim të Londrës.

Kuptohet se Dortmundi ka vendosur një çmim prej 170 milionë eurove për sulmuesin, por ‘Të Kaltërit’ nuk janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 157 milionë euro.

Haaland ka një klauzolë liruese me vlerë prej 75 milionë eurove, por mund të aktivizohet vetëm në verën e ardhshme, mirëpo, nëse ai qëndron në Dortmund përtej kësaj vere, do të nxisë edhe më shumë spekulime rreth të ardhmes së tij. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: