Çfarë i shkakton sekrecionet e bardha gjatë ose pas seksit? Kur duhet të shqetësoheni
Sekrecionet e bardha janë lëngje që dalin nga vagina gjatë dhe pas aktivitetit seksual. Disa prej tyre kanë për qëllim të ndihmojnë marrëdhëniet seksuale. Këto lëngje janë normale. Ato janë zakonisht si të tejdukshme deri në ngjyrën e bardhë të qumështit.
Në raste të tjera, sekrecionet e bardha shkaktohen nga një infeksion. Le të shohim arsyet e mundshme të çfarë i shkakton ato, gjatë ose pas aktivitetit seksual.
Eksitimi: Eksitimi është një shkak i zakonshëm i sekrecioneve. Normalisht, shkarkimi vaginal është i tejdukshëm ose në ngjyrë qumështi. Ky lëng pastron, mbron dhe lubrifikon vaginën. Kur stimuloheni seksualisht, shkarkimi është më i dukshëm sepse trashet dhe rritet. Për sa kohë që depërtimi nuk është i dhimbshëm, ky lloj shkarkimi (sekrecione) është tipik.
Ndryshimet e ciklit menstrual: Është mëse normale që shkarkimi vaginal të ndryshojë gjatë gjithë ciklit menstrual. Në fillim dhe në fund, është tipike të keni një shkarkesë të trashë të bardhë. Gjatë ovulimit, shkarkimi vaginal është në ngjyrë të tejdukshme, si e bardha e vezës.
Shkarkimi i bardhë vaginal pas marrëdhënies seksuale: Në përgjithësi, shkarkimi i bardhë i vaginës pas marrëdhënies seksuale tregon një infeksion.
Kur duhet të vizitoni mjekun? Vizitoni një mjek nëse sekrecionet duken dhe mbajnë erë ndryshe nga zakonisht. Nëse ngjyra është e verdhë, jeshile ose gri, është arsye për t’u shqetësuar. Gjithashtu duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni: dhimbje gjatë aktiviteteve seksuale, urinim me dhimbje, dhimbje barku, dhimbje pelvike, kruarje, djegie, skuqje, plagë etj.
Nëse nuk keni ndonjë nga këto simptoma, shkarkimi vaginal me gjasë është shumë normal.