Zyrtare: Sergio Ramos transferohet te PSG

Zyrtare: Sergio Ramos transferohet te PSG

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos tashmë edhe zyrtarisht është prezantuar tek PSG, raporton Insporti.

Ramos, 35 vjeçar u largua nga Real Madridi si lojtar i lirë në fund të sezonit të kaluar, teksa sot është prezantuar si lojtari më i ri i nënkampionëve të Francës.

Spanjolli ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, dhe do të fitojë pagë prej 15 milionë eurosh në sezon.

Ramos bëhet nënshkrimi i katërt i PSG këtë sezon, pas Achraf Hakimit, Georginio Wijnaldum dhe Gianluigi Donnarumma.

Shpërndaje në: