Goditje nga ‘ferri’: Momenti i saktë kur Tyson Fury ia dëmtoi daullen e veshit Deontay Wilderit ??
Kur Tyson Fury u ndesh me Deontay Wilderin në shkurt të vitit 2020, u deshën shtatë runde që ‘Gypsy King’ të siguronte fitoren.
Ai i shkaktoi dëme të mëdha amerikanit, me ekipin e tij që nuk pati tjetër opsion pos të hidhte peshqirin.
Ishte një vendim me të cilin ëilder nuk ishte aspak i lumtur, por lëndimet ishin të qarta për t’u parë pas meçit, që dëshmon se ky ishte vendimi i duhur, transmeton Periskopi.
Kjo pasi ‘bomberi i bronztë’ nuk arriti të këndellet pas për konferencën për sthyp pas meçit, duke udhëtuar menjëherë drejt spitalit.
Lëndimi? Epo, daullja e veshit e dëmtuar, që u shkaktua nga një godiutje e Furyt herët në rundin e tretë.
Një kombo e shpejtë në këtë rund nga ‘Gypsy King’, e la ëilderin me daulle të veshit të dëmtuar dhe pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e saktë kur ai është lënduar. /Periskopi.com/
Tyson Fury lands a right hand on Deontay Wilder to score a knockdown in round 3. Wilder’s bleeding from the ear #WilderFury2 pic.twitter.com/jH9sm8ybs7
— Ryan Songalia (@ryansongalia) February 23, 2020