Reagimi i fansit të Anglisë pasi Kane fillimisht huqi penalltinë, është komedi e pastër

Reagimi i fansit të Anglisë pasi Kane fillimisht huqi penalltinë, është komedi e pastër

Fansat anglezë rreth e rrotull botës ishin në ekstazë pasi, eventualisht, Harry Kane shënoi kundër Danimarkës.

Pas më shumë se 100 minutave të aksionit në ‘ëembley’, miliona fansa anglezë më në fund mund ta festonin arritjen në finalen e Euro 2020, transmeton Periskopi.

Pasi kishin dështuar të arrinin në një finale të një kompeticioni madhor që nga Kupa e Botës më 1966, do të faleshit po të mendonit se Anglia do të dështonte përsëri.

Mirëpo, Kane arriti që të shënojë në vazhdime, mirëpo vetëm pasi fillimisht humbi penalltinë, për të shënuar pastaj nga topi i kthyer.

Dhe gjatë një transmetimi direkt në YouTube, Mark Goldbridge përjetoi ankth më të madh se shumica e anglezëve të tjerë.

Kjo pasi ai reagoi menjëherë pasi Kane fillimisht e huqi penalltinë, duke u kthyer prapa i neveritur.

Mirëpo, kur u kthye përsëri me kokë ng amonitori, prezantuesi i ‘United Stand’ reagoi me ngazëllim dhe është brilante ta shikojmë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: