E thotë qartë dhe zëshëm rregullorja: Goli spektakolar i Danimarkës mbrëmë, nuk është dashur të qëndronte

E thotë qartë dhe zëshëm rregullorja: Goli spektakolar i Danimarkës mbrëmë, nuk është dashur të qëndronte

Goli i Danimarkës kundër Anglisë nuk është dashur të numërohet, sipas rregullave të lojës.

Danezët hapën llogarinë e golave në gjysnëfinale të Euro 2020, falë një goli absolutisht brilant nga gjuajtja e lirë nga Mikkel Damsgaard.

Por ky gol nuk është dashur të qëndronte, pasi ashtu thonë ligjet e lojës, transmeton Periskopi.

Danimarka formoi murin e vetë duke i dalë para atij anglez, teksa bllokuan pamjen e Jordan Pickfordit për goditjen e Damsgaardit.

Mirëpo, rregullorja e FIFA-s thotë: ”Kur tre apo më shumë të skuadrës mbrojtëse formojmë një muri, të gjithë lojtarët e skuadrës që po sulmon duhet të qëndrojnë të paktën një metër larg murit, derisa të futet topi në lojë.”

Pra, sipas rregullores, goli nga gjuajtja e lirë e Damsagaardit është dashur të përsëritet, pasi lojtarët danezë nuk qëndruan një metër larg murit anglez. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: