Anglia n’finale për herë të parë në histori, do të ketë punë me Italinë

Anglia n’finale për herë të parë në histori, do të ketë punë me Italinë

Itali – Angli do të jetë finalja e Kampionatit Evropian.

Anglia e ka eliminuar Danimarkën për t’u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, raporton Gazeta Express.

“Tre Luanët” vuajtën shumë në gjysmëfinale kundër Danimarkës, sfidë që u zhvillua në “Wembley”.

90 minuta të kohës shtesë u mbyllën 1-1 dhe Anglia e gjeti golin që i kualifikoi në finale në minutën e 104, kur fituan një penallti.

Atë e humbi Harry Kane, por topi u rikthye sërish te ai dhe në tentimin e dytë nuk gaboi, për të shënuar për 2-1, gol që e kualifikoi Anglinë në finale.

Golat në kohën e rregullt ishin shënuan në pjesën e parë.

Të parët në epërsi kaluan Danimarka. Talenti i Sampdorias, Mikkel Damsgaard shënoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë për 1-0, në minutën e 30-të.

Anglia reagoi pas nëntë minutash.

Në minutën e 39-të, pas një kundërsulmi të Anglisë, Simon Kjaer aksidentalisht e shtyu topin në portën e tij, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Kështu, Anglia tani do të kërkojë të fitojë për herë të parë këtë trofe të dielën kundër Italisë.

Shpërndaje në: