Nuk ka fitues pas 90 minutave as në ndeshjen Angli-Danimarkë, vazhdimet ose penalltitë përcaktojnë fituesin

Nuk ka fitues pas 90 minutave as në ndeshjen Angli-Danimarkë, vazhdimet ose penalltitë përcaktojnë  fituesin

Sapo ka përfunduar ndeshja në kohën e rregullt ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës.

Ka përfunduar takimi në kohën e rregullt ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës në kuadër të gjysmëfinales së “Euro 2020” në “Wembley”.

Në pjesën e parë u shënuan dy gola, fillimisht Damsgaard shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në min në min 30′ për t’ia dhënë avantazhin Danimarkës në Wembley.

Ndërkohë Anglia u kunërpërgjigj menjëherë, ishte Bukayo Saka i cili me një depërtim të mirë e futi në vështirësi mbrojtjen daneze.

Më pas Kjaer duke u munduar ta evitojë golin, shënoi autogol në min 39′.

Ndërsa në pjesën e dytë skuadrat nuk mundën ta “tundin” rrjetën e kundërshtarit.

Rezultati pas 90 minutash, Anglia 1-1 Danimarka.

Tani, vazhdimet do ta përcaktojnë edhe finalistin e dytë në Wembley.

Shpërndaje në: