Kastrati asistoi për shqiptarin tjetër në ndeshjen kualifikuese të CL, që e drejtuan gjyqtrët kosovarë

Kastrati asistoi për shqiptarin tjetër në ndeshjen kualifikuese të CL, që e drejtuan gjyqtrët kosovarë

Anësori kosovar, Lirim Kastrati ka asistuar për golin e shënuar nga Kemajl Ademi, për t’ia dhuruar golin e tretë Dinamo Zagrebit kundër Valurit.

Takimi është duke u luajtur në kuadër të kualifikueseve për Champions League, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se në këtë përballje është shkruar historia për sportin kosovar, pasi për herë të parë janë përcaktuar gjyqtarë nga Kosova për ta drejtuar atë.

Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimi dhe Dardan Çaka kanë drejtuar këtë takim ku u shënuan plot pesë gola.

Takimi ka përfunduar me rezultat 3-2 në të mirë të kroatëve. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: