Pamjet nga ndeshja kundër Kolumbisë tregojnë se Messi është i bërë nga ‘çeliku’

Pamjet nga ndeshja kundër Kolumbisë tregojnë se Messi është i bërë nga ‘çeliku’

Argjentina ka shkuar në finale të Copa Americas, që është mundësi e artë për Lionel Messin që më në fund të fitojë diçka me Kombëtaren e tij.

Për të arritur deri këtu, Argjentina u desh të mposhte Kolumbinë në finale dhe e bëri vetëm pas penalltive, shkruan Periskopi.

Kjo pasi rezultati pas 90 minutave lojë ishte 1-1 dhe në Copa America, veç finales, kur skuadrat mbesin baraz shkojnë direkt në penallti, domethënë nuk ka vazhdime.

Golin për argjentinasit e realizoi Lautaro Martinez pas asistimit nga Lionel Messi.

E kur bëhet fjalë për Messin, atëherë duhet cekur se ai ishte thjesht i pakapshëm.

Kolumbianët nuk kishin përgjigje për të, teksa u munduan ta ndalin me dhunë – plot gjashtë futbollistë të Kolumbisë u ndëshkuan me të verdhë për ndërhyrje në Messin.

Dhe për ata që thonë ‘Messi nuk do të mund ta përballonte fizikalitetin e Premier Leagues’, ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: