Kosovarët kanë votuar për këngët më të keqe të verës deri tash, e vështirë të mos pajtohemi me ta
Kosovarët kanë votuar për këngën më të keqe deri tash këtë verë.
Periskopi ka bërë një sondazh në Facebook dhe Instagram, ku ka kërkuar nga fansat të votojnë për këngën më të keqe të verës deri tash, teksa i ka ofruar dy opsionet më të këqija.
Në opsionin e parë kemi vënë tmerrin e Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu – Para, para, teksa për opsionin e dytë kemi vendosur ta përfshijmë një tjetër këngë të tmerrshme, Ledri Vula – Don Mo.
Plot 68 përqind e audiencës kanë vendosur se s’ka më keq se kënga e Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahut, nga një pjesmarr e konsiderueshme në votime.
Nëse nuk e keni dëgjuar atë këngë ende, ju preferojmë të vazhdoni në atë mënyrë, por ne gjithsesi po ua japim opsionin e vullnetit të lirë për të vendosur vetë më poshtë. /Periskopi.com/