Pamjet brilante të fansave anglezë duke kënduar ‘po vjen në shtëpi’ gjatë ndeshjes Itali-Spanjë
Të martën mbrëma, ishte Itali-Spanjë gjysmëfinalja e ‘Wembley’.
Apo, siç do t’i referohen fansat anglezë, ‘gjysmëfinalja tjetër’, transmeton Periskopi.
Shumica e fansave anglezë duhet ta kenë shikuar nga shtëpia, duke e ruajtur veten për të nesërmen (sontmen).
Mirëpo, disa mbështetës anglezë vendosën që ta shikojnë nga afër edhe takimin Itali-Spanjë dhe shkuan në ‘Wembley’ për ta shikuar.
Dhe nuk u desh të kalonte shumë kohë që ata të dëgjoheshin.
Pas vetëm 10 minutave apo ashtu diçka, brohoritmat ‘po vjen në shtëpi’, filluan të dëgjohen brenda stadiumit.
Ata u pritën me vërshëllima nga fansat italianë dhe spanjollë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
England fans singing ‘It’s Coming Home’ during Spain vs. Italy ?
(via @cpfctom99) pic.twitter.com/bfeYyxKWpW
— ESPN UK (@ESPNUK) July 6, 2021