Messi për finalen kundër Brazilit: “Do të jetë shumë e vështirë”

Messi për finalen kundër Brazilit: “Do të jetë shumë e vështirë”

Kapiteni dhe ylli i Argjentinës, Lionel Messi ka folur pas fitores së mbrëmshme kundër Kolumbisë në Kupen e Amerikës.

Lojtari ishte shumë i lumtur për fitoren dhe avansimin në finale të kompeticionit.

“Ne jemi të dy në finale. Do të jetë finalja për të cilën të gjithë shpresonim, do të jetë shumë afër, shumë e vështirë”, tha Messi në intervistën e tij pas ndeshjes.

Neymar kishte deklaruar para ndeshjes të Argjentinës me Kolumbinë, se ai shpresonte që Messi të arrinte në finale, shkruan Marca.

“E di që Neymar e tha këtë sepse ai është një djalë i mirë, është finalja që të gjithë e prisnim”, theksoi Messi.

Në finale Argjentina do të përballet me Brazilin në Estadio Maracana të shtunën në mbrëmje.

Shpërndaje në: