Deputete Matoshi çmallet me të dashurin nga Kuvendi i Kosovës
Deputetja Adriana Matoshi duket se nuk është parë tash e disa javë me të dashurin e saj me emrin Keith.
Kjo pasi ai udhëton shpesh drejt Belgjikës. Gjithsesi, çifti heq mallin përmes telefonatave.
Në një fotografi të shpërndarë nga Keith në rrjetin social “Instagram”, Adriana shihet nga Kuvendi teksa flet me të dhe i tregon se sa shumë është përmalluar.
“Më mungon kaq shumë, por falënderoj Zotin që ekziston një gjë si interneti dhe mund të të shoh duke u buzëqeshur, fytyrën tënde të ëmbël dhe të ndiej energjinë pozitive që ti shpërndanë, Adriana të dua”, ka shkruar Keith në “InstaStory”.
Edhe futbollisti tha se e ka marrë malli për të dhe i gëzohet faktit që ka mundësi për ta parë kur nuk e ka afër.