Lojtari i Barcelonës një biznesmen i madh në Amerikë: Ajo që merr në futboll duket lëmoshë

Lojtari i Barcelonës një biznesmen i madh në Amerikë: Ajo që merr në futboll duket lëmoshë

30 vjeçari, Braithwate nuk po del që gjeneron të ardhura vetëm nga futbolli.

Përkundrazi, danezi po del të jetë shumë herë më i pasur se yjet tjerë të Barcelonës apo të klubeve elitare të futbollit evropian, pasi që lojtari ka në pronësi edhe dy biznese tjera me axhën dhe me gruan e tij, transmeton Periskopi.

Ai ka një kompani të pasurive të patundshme në SHBA, bashkë me xhaxhain e tij, me vlerë 250 milion dollarë. Me gruan e tij, ai zotëron një kompani veshjesh që ka një xhiro prej dhjetëra miliona dollarësh.

Lojtari aktualisht paguhet tek Barcelona 5 milion në vit, por kjo nuk është asgjë krahasuar me kompanitë multi-milionëshe që zotëron./Periskopi

Shpërndaje në: