Stërvitja e supermodeles për të pasmet ju merr vetëm 5 minuta dhe duhet ta provoni!
Nuk ka asgjë më interesante se të mësoni pak nga rutina e stërvitjes së njerëzve që apasionuar pas fitnesit, veçanërisht kur kjo rutinë fokusohet e gjitha te muskujt glutealë të vitheve.
Kelly Gale, modelja suedeze, pjesë e Victoria’s Secret, ka ndarë disa herë rutinën e saj në palestër dhe këtë radhë, ka treguar gjithë ushtrimet që mund të bëni me të pasmet në 5 minuta. Ajo e përshkruan këtë si “stërvitje ideale për fillestarët”, por për ta vështirësuar disi më shumë, ju mund të shtoni edhe pesha. Mjafton të bëni çdo ushtrim për 30 sekonda:
– Squat
– Lunge, këmba e djathë
– Lunge, këmba e majtë
– Squat pulsues
– Glute bridge
– Glute bridge pulsues
– Glute bridge me një këmbë (këmba e majtë në ajër)
– Glute bridge me një këmbë (këmba e djathtë në ajër)
– Glute bridge me “leg lift” dhe “leg drop”
Dikush që bëri gjithë ushtrimet tha se “përfundoi duke parë muskujt të dridheshin deri në fund”. Nëse nuk jeni tërësisht fillestarë, ju mund të bëni dhe një raund të dytë, duke ripërsëritur nga e para stërvitjen.
Stërvitja e plotë është kjo: