Bonucci shkoi të festonte me tifozët, stjuardesa i kërkon të kthehet në tribuna duke menduar që është tifoz (Video)

Bonucci shkoi të festonte me tifozët, stjuardesa i kërkon të kthehet në tribuna duke menduar që është tifoz (Video)

Italia e mposhti pameritueshëm mbrëmë Spanjën pas ekzekutimit të penaltive. Por, duket se ka ndodhur një incident qesharak pas përfundimit të ndeshjes. 

Spanja e nënshtroi totalisht mesfushën e Italisë duke e mbajtur për vete topin dhe duke krijuar më shumë raste shënimi gjatë gjithë ndeshjes.

Sidoqoftë, Italia në stilin e moçëm italian duke u mbrojtur pa krijuar asgjë, arriti të rrëmbente një fitore me anë të penaltive.

E derisa Leonardo Bonucci po kthehej nga festa me tifozët italianë në stadiumin Wembley, një stjuardesë [stewardess] e ndalon duke menduar se është një tifoz me fanelë të Italisë që kishte dalë jashtë tribunave, përcjell Periskopi.

Bonucci reagon me sportivitet dhe tenton ta përqafojë ato, por ajo duket shumë profesionale dhe e refuzon përqafimin.

Bonucci në këtë ndeshje partner në mbrojtje e kishte veteranin tjetër Giorgio Chielinin. /Periskopi

 

Shpërndaje në: