Tifozi i Arsenalit nuk e duroi humbjen dhe kërcënoi kundërshtarin në rrjete sociale – Gjendet dhe dënohet në fund të botës

Tifozi i Arsenalit nuk e duroi humbjen dhe kërcënoi kundërshtarin në rrjete sociale – Gjendet dhe dënohet në fund të botës

Një tinejxher nga Singapori është dënuar me 9 muaj burg me kusht pas kërcënimeve që i kishte bërë futbollistit të Premier Ligës, Neal Maupay.

Derek Ng De Ren, 19 vjeçar, i dërgoi msazhe Neal Maupay-t pasi ekipi i tij Brightoni e mundi Arsenalin në qershorin e vitit të kaluar.

Ai u arrestua gjatë këtij viti pasi mesazhet e tij u gjurmuan nga Premier Liga dhe doli se ishin dërguar nga Singapori, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Ng-ja do të shmang burgun por do të shërbejë 40 orë për komunitetin dhe do të jetë i detyruar të konsultohet me një psikiatër.

Ai ishte një tifoz i flaktë i Arsenalit të Londrës.

Maupay kishte shënuar gol në minutat shtesë për t’i dhënë fitoren ekipit të tij ndaj Arsenalit. /Periskopi

Shpërndaje në: