Mposhtet Spanja pas gabimit të Moratës, Italia në finalen e Wembley-t

Mposhtet Spanja pas gabimit të Moratës, Italia në finalen e Wembley-t

Sapo ka përfunduar ndeshja gjysmë-finale e Euro2020 mes Italisë dhe Spanjës.

Edhe pse të dy skuadrat provuan shumë në pjesën e parë, rrjetat mbetën të paprekura.

Spanja rastin më të mirë e kishte në minutën e 25-të, kur Dani Olmo gjuajti bukur nga brenda zonës, ndërsa edhe më bukur priti Gio Donnarumma.

Italiani goditjen e parë serioze e kishte në minutën e 45-të, kur Emerson gjuajti nga një pozitë e vështirë, por topi u ndal në shtyllë.

Në pjesën e dytë ishte loja edhe më e bukur.

Sërish ishte Spanja që rrezikoi e para, ku Sergio Busquets gjuajti nga distanca, por topi shkoi pak mbi portë.

Italia shfrytëzoi një kundërsulm në mënyrën më të mirë, kur Federico Chiesa shënoi në portën e Unai Simon në minutën e 60-të për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në vazhdime, nga ku do të mësohet finalisti.

Edhe në kohën, dy herë nga 15 minuta, nuk kishte gola edhe pse të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë me Moratan dhe Berardin.

Ndeshja u vendos në penallti, ku fitore shënoi Italia me rezultat 4-2, pas gabimit të Moratas./Periskopi

Shpërndaje në: