Kosova U19 mposht me rezultat të ngushtë Bullgarinë

Kosova U19 mposht me rezultat të ngushtë Bullgarinë

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll ka luajtur sot ndeshjen e dytë stërvitore ndaj Bullgarisë.

Në Gabrovo, vajzat tona kanë fituar me rezultat 30:29.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:14 për përfaqësuesen tonë.

Gjatë ndeshjes epërsia ka shkuar deri në gjashtë gola. Paraqitja ishte e nivelit më të lartë se në ndeshjen e parë, ndërsa ekipi është shfaqur më i komponuar.

Melisa Mulaj ishte më efikasja me 9 gola. Vajzat kanë treguar angazhim dhe disiplinë në lojë.

Tani përfaqësuesja kompletohet edhe me tri lojtare të tjera dhe vazhdon në Istog përgatitjet për Evropianin e Divizionit B, që të shtunën fillon në Shkup.

Ndeshjet me Bullgarinë i kanë shërbyer shumë shtabit teknik në prag të Evropianit.

Shpërndaje në: