Vdes Richard Donner, regjisori i Supermanit
Richard Donner, regjistori i Hollywoodit filmat e të cilit përfshinin “Supermanin” dhe “The Goonies” ka vdekur në moshën 91 vjeçare.
Ai vdiq të hënën, i tha gruaja e tij Deadline-it.
Filmi i parë i suksesshëm i tij ishte The Omen në vitin 1976.
Steven Spielberg, i cili shkroi storien në të cilën bazohej “The Goonies” tha se Donneri kishte qenë “i talentuar në aq shumë zhanre”, raporton BBC, përkthen Periskopi.
“Ai ishte krejt fëmijë. Krejt zemër. Krejt kohën. Nuk mund ta besoj që vdiq, por buzëqeshja e tij e butë e me zemër do të mbetet me mua përgjithmonë.” – tha më tej ai.
I lindur në Bronks të Nju Jorkut, Donner nisi karrierën në televizion në fillim të viteve 60.