Pogba shpejt e ka lënë prapa eleminimin nga Euro, feston në Majami me shoqërinë e Ronaldinhos

Pogba shpejt e ka lënë prapa eleminimin nga Euro, feston në Majami me shoqërinë e Ronaldinhos

Paulo Dybala vazhdon të qëndrojë në Miami, ku ai është me pushime së bashku me mikun e tij Paul Pogba.

Të dy luajtën te Juventus në sezonin 2015/16, por qëndruan miq të mirë. Dybala, pasi kishte qenë në stadium për të parë Inter Miami për të mbështetur Higuain, përmes profilit të tij në Instagram tregoi imazhet e mbrëmjes së tij në shoqërinë e Ronaldinhos dhe Pogba-s.

Fotoja e argjentinasit në shoqërinë e ish-kampionit brazilian u shoqërua me mbishkrimin: “Njerëzit që më njohin më mirë e dinë se çfarë do të thotë ky person për mua. Të jesh në gjendje të takoja idhullin tim më të madh ishte të bëja ëndrrën realitet!! Faleminderit shumë ”.

Pogba, të qeshura dhe përqafime me Ronaldinhon

Paul Pogba gjithashtu postoi foto dhe video të mbrëmjes së kaluar me Dybala dhe Ronaldinho. Mesfushori i Manchester United në profilin e tij në Instagram postoi një foto me ish-numrin 10 të Barcelonës: “Sa gëzim në një foto”.

Shpërndaje në: