Neymar i lë dy kundërshtarë për ‘të vdekur’ dhe asiston për ta dërguar Brazilin në finale të Copa Americas

Neymar i lë dy kundërshtarë për ‘të vdekur’ dhe asiston për ta dërguar Brazilin në finale të Copa Americas

Një asistim brilant nga Neymari dërgoi Brazilin në finalen e dytë rresht të Copa Americas, pas fitores 1-0 kundër Perus në ‘Olympic Stadium’ në Rio de Zhanero.

Superylli i PSG-së dribloi tre kundërshtarë në krahun e majtë, para se të asistonte për Lucas Paquetan, i cili shënoi golin e fitores për herë të dytë rresht, pas heroizmit kundër Paraguait në çerekfinale.

Brazili do të luajë në finalen e të dielës në ‘Marcanan’ historike kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes Argjentinës dhe Kolumbisë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: