‘Pasha atë natë në Budapest’: Prishtina sonte mund ta shkruajë historinë në ndeshjen më të rëndësishme të klubit

‘Pasha atë natë në Budapest’: Prishtina sonte mund ta shkruajë historinë në ndeshjen më të rëndësishme të klubit

Prishtina sot luan ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme për historinë e klubit, kundër Ferencvarosit të Hungarisë.

Takimi luhet me fillim nga ora 18:00 në ‘Groupama Arena” të Budapestit, shkruan Periskopi.

Bardhëekaltrit do të shpresojnë që të marrin një rezultat pozitiv ndaj skuadrës nga Hungaria, e që takimi do të jetë aspak i lehtë.

Prishtina ka analizuar në detaje kundërshtarin e tyre dhe do të tentojë të godasin në pikën e dobët, për të marrë fitoren.

Sot do të luajë edhe Shkëndija që takohet me Muran e Sllovenisë nga ora 20:00, derisa ne shpresojmë që të dy skuadrat shqiptare të kalojnë tutje.

 

Shpërndaje në: