‘Nafaka e bastoreve’ – komentet e tmerrshme për gjyqtarët kosovarë që do të ndajnë drejtësinë në CL

‘Nafaka e bastoreve’ – komentet e tmerrshme për gjyqtarët kosovarë që do të ndajnë drejtësinë në CL

Sot, u shkruajt historia në futbollin kosovar pasi gjyqtarët tanë u përcaktuan të ndajnë drejtësinë në një ndeshje kualifikuese të Champions Leagues, për herë të parë.

Organizata më e madhe e futbollit në vend ka njoftuar se për herë të parë, gjyqtarët kosovarë janë caktuar për të ndarë drejtësinë në ndeshje të Champions League, shkruan Periskopi.

Bëhet fjalë për raundin e parë kualifikues të kompeticionit, në përballjen mes Dinamo Zagrebit dhe skuadrës islandeze, Valur.

Në këtë takim do ta ndajnë drejtësinë treshja kosovare, Genc Nuza me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimi, ndërsa gjyqtar i katërt është Dardan Çaka.

Mirëpo, jo të gjithë janë ndarë të impresionuar nga kjo arritje e katërshes së gjyqtarëve.

Në fakt, disa kanë lënë komente tejet kontraverse, duke paralajmëruar kurdisje potenciale.

Në një postim të Periskopit rreth këtij lajmi historik, një komentues ka shkruar:

”Lirisht, luj bastore 7+.”

Një tjetër shkroi: ”Nafaka e bastoreve.”

I treti komentoi: ”M*t paskan me bo.” /Periskopi.com/

 

 

 

Shpërndaje në: