Ramadani para gazetarëve hungarezë: Nuk kemi ardhur me flamur të bardhë
Prishtina nesër zhvillon ndeshjen e raundit të parë kualifikues për në Champions League, kundër skuadrës hungareze Ferencvarosh.
Takimi luhet me fillim nga ora 18:00 dhe është një mundësi e artë për kryeqytetasit që të mundohen të bëjnë diçka që nuk e ka bërë asnjë klub kosovar, shkruan Periskopi.
Sot, para ndeshjes së nesërme, trajneri Zekirija Ramadani ka dalë në konferencë për shtyp para gazetarëve hungarezë ku është shprehur:
“E kemi analizuar Ferencvaroshin, e dimë çfarë kundërshtari i fortë është. Ia dimë pikat e forta”, tha Ramadani, sipas faqes zyrtare të klubit në Facebook. /Periskopi.com/