Bersant Celina po kërkohet me ngulm nga klubi anglez, paralajmërohet transferimi

Bersant Celina po kërkohet me ngulm nga klubi anglez, paralajmërohet transferimi

Bersant Celina është afër rikthimit te Ipsciwch Town në këtë afat kalimtar.

Reprezenutesi i Kosovës është aktualisht te Dijon, e që po e mendon të nis një aventurë të re.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, Celina është duke u kërkuar me ngulm nga Ipswich.

Lojtari 24-vjeçar ishte në huazim te skuadra nga Manchester City në vitin 2017, e që kishte paraqitje të mira.

Citizens kishin përfituar 2.5 milionë euro nga huazimi i Celinës në Ipswich, derisa largimi nga kampioni i Ligës Premier kishte ndodhur në vitin 2019 për shumën e 3.4 milionë euro.

Ipswich aktualisht garon në ligën e tretë të Anglisë, ndërsa vlera e Celinës sipas Transfermarkt është tre milionë euro.

Shpërndaje në: