Zyrtare: Arbër Hoxha transferohet te klubi i njohur kroat me marrëveshje sekrete

Zyrtare: Arbër Hoxha transferohet te klubi i njohur kroat me marrëveshje sekrete

Arbër Hoxha ka kompletuar kalimin e tij nga Ballkani te Lokomotiva e Zagrebit, njofton klubi kroat.

Hoxha, kështu, fillon aventurën e parë jashtë vendit, pas dy sezoneve impresive në Superligën e Kosovës, shkruan Periskopi.

Në një postim në llogarinë e vet zyrtare në Facebook, Lokomotiva njoftoi se ka nënshkruar me Hoxhën, duke mos zbuluar asnjë hollësi rreth marrëveshjes.

Hoxha i zhvilloi 98 ndeshje në ligën elitare kosovare, duke i shënuar 21 gola dhe dy asiste. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: