Natë e trishtë për Serbinë, mposhtet nga Italia dhe përshëndetet nga Lojërat Olimpike
Sonte u zhvillua ndeshja vendimtare mes Serbisë dhe Italisë për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ku Italia ia doli të triumfojë ndaj Serbisë me rezultat 95 – 102.
Nico Mannion shkëlqeu në këtë ndeshje, me 24 pikë dhe katër asistime.
Ndërkohë, Italia në Lojërat Olimpike do jetë në grupin B me Australinë, Gjermaninë dhe Nigerinë.
Teksa, kampioni aktual i Evopës në basketboll, Sllovenia siguroi pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për herë të parë pas pavarësisë (1991), pasi që në finalen e turneut kualifikues në Kaunas, mposhti Lituaninë me rezultat 96:85.