Yjet e NBA të shokuar me pagën e Lionel Messit te Barcelona
E vështirë është ta besojmë se Lionel Messi është pa klub aktualisht.
Kontrata e sulmuesit legjendar me Barcelonën skadoi më 30 qershor dhe tash ai është agjent i lirë, që nënkupton se cdo klub i botës mund ta transferojë atë.
Kjo e thënë, është jashtëzakonisht pak e mundur që Messi të nënshkruajë për ndonjë klub tjetër këtë verë, transmeton Periskopi.
34-vjecari është në negociata me Barcën për një kontratë të re, dy-vjecare, teksa është raportuar se ai do të duhet të pranojë ulje page pasi i ka të ardhurat astronomike.
Në janar, ishin publikuar të ardhurat e Messit nga kontrata e mëhershme me klubin.
U zbulua se gjashtë herë ‘Topi i Artë’ po përfitonte 555 milionë falë pagës, të drejtave të imazhit, bonuseve dhe variablave tjera.
Kontrata e tij vlente 133 milionë euro në sezon, sipas ‘The Mirror’, derisa një bonus 115 milionësh iu pagua jug-amerikanit vetëm pse nënshkroi kontratën.
Bonusi i besnikërisë, ndërkohë, ishte plot 77.9 milionë euro.
Messi mund të jetë më i miri i të gjitha kohëve, por askush nuk vlen kaq shumë.
Madje edhe yjet e NBA si Kevin Durant dhe Isaiah Thomas mbetën të shokuar, pasi e kuptuan sa fiton Messi.
Thomas, i cili më herët ka luajtur për LA Lakers dhe është aktualisht agjent i lirë, shkroi: ”Oh Zot i madh. Duhet t’i vë fëmijët e mi në futboll.”
Durant, kontrata katër-vjecare e të cilit me Brooklyn Nets vlen 164 milionë dollarë, shkroi: ”Cmenduri.” /Periskopi.com/