Mbyllet pjesa e parë mes Ukrainës dhe Anglisë, dominon skuadra e Southgate
Sapo është mbyllur pjesa e parë mes Ukrainës dhe Anglisë, ndeshje çerek-finale e Euro 2020.
Skuadra e Southgate, ka pasur një start të pabesueshëm pasi që ka çbllokuar rezultatin qysh prej minutës së 3-të me Harry Kane, pas një asistimi perfekt nga Sterling.
Ukraina ka pasur pak raste, pasi që anglezët e kanë dominuar këtë 45 minutësh.