Përfundon ndeshja në Baku, Danimarka arrin gjysmë-finalet e Euro 2020

Përfundon ndeshja në Baku, Danimarka arrin gjysmë-finalet e Euro 2020

Sapo është mbyllur ndeshja mes Çekisë dhe Danimarkës, e vlefshme për çerek-finalet e Euro 2020.

Skuadra e Eriksenit, ka arritur që ti eliminoj çekët pas një betejë të vështirë në Baku, transmeton Periskopi.

Golat për skuadrën e danezëve u shënuan nga Delaney në minutën e 5-të dhe Dolberg në të 42-tën.

Të vetmin gol për çekët e shënoi Schick në minutën e 49-të.

Danimarka do të përballet në gjysmë-finale me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Angli./Periskopi

Shpërndaje në: