Një arsye që mund t’ju nxisë të konsumoni shumë ushqim në një vakt
Kjo nuk është hera e parë që tregon se zhurma ndikon në atë që hamë.
Muzika që dëgjoni në kohën e vaktit, mund të ndikojë në llojin e ushqimit që hani. Ky është zbulimi i një studimi të ri nga Universiteti Aarhus në Danimarkë, i cili krahasonte zgjedhjet e ushqimit kur njerëzit dëgjonin lloje të ndryshme të muzikës.
Njëri grup dëgjoi muzikë të lehtë, melankolike, që mund të shkaktojë emocione trishtimi.
Në revistën Appetite, studiuesit raportojnë se grupi me muzikë të ngadaltë kishte më shumë të ngjarë të konsumonte ushqime më të shëndetshme.
Mbase ngaqë grupi nuk u shpërqendrua, ose nuk përjetoi emocione negative nga muzika, i dhanë më shumë vëmendje zgjedhjeve më të mira të ushqimit.
Kjo nuk është hera e parë që tregon se zhurma ndikon në atë që hamë.
Në 2013 studiuesit në Universitetin e Birmingham, analizuan 24 studime mbi efektet e shpërqendrimit nga zhurma dhe stimujve vizualë siç është televizioni dhe zbuluan se jo vetëm që hamë më shumë ushqim në një vakt kur jemi të shpërqendruar, por hamë më shumë në vaktin tjetër gjithashtu.