I dashuri i Rita Orës thyen heshtjen, flet për herë të parë pas puthjes treshe
Rita Ora ka qenë në krye të mediave rozë për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi.
Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.
Më pas, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney.
Edhe më herët lidhjet e këngëtares shqiptare kanë qenë në qendër të mediave por kësaj radhe është pak më ndryshe pasi në të është e përfshirë edhe një person. Kështu është përfolur në mediat botërore, pas publikimit të disa fotografive ku Rita shihej në përqafimin e Taika-s dhe aktores Tessa Thompson. Ndërsa disa imazhe të publikuara më vonë tregonin Taika-n teksa puth Ritën dhe më vonë edhe Tessan.
Në një intervistë të fundit Taika tha se fotografitë virale nuk e shqetësuan atë sepse ai nuk bëri “asgjë të keqe”.
“Në botën e internetit çdo gjë merret vesh shpejt. Gjithsesi, unë s’po bëja asgjë gabim. Nuk ka kurrfarë problemi.”- u përgjigj ai.