Xhaka pas humbjes: Më besoni, dhemb shumë – por jemi vëllezër
Zvicra është eliminuar nga Euro 2020, pas penalltive nga Spanja.
Skuadra e Xhakës dhe Shaqirit kanë qenë një skuadër për tu admiriuar pasi së pari kanë eliminuar kampionët e botës, Francën dhe ia kanë bërë shumë të vështirë kualifikimin një skuadre si Spanja, e cila ka organikë të jashtëzakonshme të lojtarëve.
Në ndeshjen e sotme mungesë e madhe ishte kapiteni i tyre, Granit Xhaka, i cili ishte i suspenduar pasi që kishtë plotësuar numrin e kartonëve.
Pas ndeshjes ai bëri një postim ku u shpreh:
“Këtij udhëtimi të mrekullueshme i erdhi fundi dhe më besoni, dhemb shumë. Por s’mund të isha më krenar me këtë grup. Ne jemi skuadër vëllezërish. Të gjithë ne. Ne fitojmë bashkë. Ne humbim bashkë.”/Periskopi