Sot zhvillohet super ndeshja mes Belgjikës dhe Italisë, këto janë formacionet zyrtare

Italia do ta këtë një çerekfinale tepër të vështirë pasi që do të përballet me Belgjikën
Italianët kanë pasur një ecuri të mirë, sidomos në grupe ku kishin fituar 3 ndeshje në grup derisa nuk kishte pësuar asnjë gol. Megjithatë, në ndeshjen e fundit kundër Austrisë, Kombëtarja italiane mezi ja doli që të kualifikohet me rezultat 2-1.
Sonte, Italia ka bërë disa ndryshime në sulm ku nga minuta e parë ka startuar Chiesa derisa bashkë më të janë në sulm edhe Insigne dhe Immobile.
Edhe në këtë ndeshje Varrati ka startuar para Locatellit derisa vendin e ka ruajtur Jorginho dhe Barella.
Në anën tjetër te Belgjika Lukaku ka startuar nga fillimi kurse pas tij do të jenë 5 mesfushorë: Doku, Tielmans, De Brueyne, Witsel dhe Thorgen Hazard.