UEFA bllokon shitjen e biletave për fansat anglezë për ndeshjen kundër Ukrainës

UEFA bllokon shitjen e biletave për fansat anglezë për ndeshjen kundër Ukrainës

UEFA ka bllokuar shitjen e biletave të çerekfinales së “Euro 2020” të gjithë tifozëve anglezë.

Departamenti i shëndetit i UEFA-së, ka bllokuar shitjen e biletave për tifozët anglezë në ndeshjen Anglia – Ukraina në “Stadio Olimpico”.

Në bazë të rregullores “Tickening Policy”, UEFA ka bllokuar blerjen e biletave nga Mbretëria e Bashkuar nga sot.

Gjithashtu edhe Minsitria e Shëndetësisë së Italisë ka bërë të ditur që tifozëve anglezë do t’iu kërkohet të karantinohën me të mbërrijtur në Romë.

Ukraina dhe Anglia do të përballen të shtunën në orën 21:00 në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”, por si duket “Tre Luanët” do të jenë pa përkrahjen e tifozëve.

Shpërndaje në: