Ylli i Evertonit: Ancelotti më gënjeu, në futboll ka pak njerëz të ndershëm

Ylli i Evertonit: Ancelotti më gënjeu, në futboll ka pak njerëz të ndershëm

Carlo Ancelotti njihet për aftësinë për të menaxhuar grupin dhe është një nga arsyet pse Florentino Perez e riktheu te Real Madrid, por jo të gjithë e vlerësojnë punën e tij.

Pas konfliktit në Mynih me Thomas Müller, që i kushtoi pozicionin, edhe te Everton, trajneri nga Reggiolo ka lënë të pakënaqur.

Joshua King, qendërsulmuesi norvegjez, konsiderohej një talent i pabesueshëm, deri në pikën që Sir Alex Ferguson donte ta merrte në ekipet e të rinjve të Manchester United.

Pastaj karriera e tij humbi paksa mes ligave inferiore dhe përvojave jo saktësisht emocionuese, por vitet te Bournemouth treguan se King mund të luante në Premier League.

Dhe kur erdhi thirrja nga Everton i Ancelottit, sulmuesi nuk kishte dyshime për fluturimin në Goodison Park.

Por, siç shpjegoi për Dagbladet, futbollisti mendon se trajneri e gënjeu: “Po, unë mendoj ekzaktësisht kështu. Por bota e futbollit funksionon në këtë mënyrë, veçanërisht kur arrin nivele shumë të larta. Kështu janë gjërat dhe unë nuk kam keqardhje”.

Por sidoqftë ndonjë pakënaqësi kundër ish-trajnerit të tij King e ka. “Eh po, ai më gënjeu. P

or e përsëris, nuk ka shumë njerëz të ndershëm që punojnë në botën e futbollit, ndoshta duke përjashtuar disa lojtarë. Unë nuk kisha asnjë lloj marrëdhënie me Ancelottin”.

E tani trajneri italian do të provojë një aventurë të dytë në Madrid, sigurisht jo me urimet më të mira të ish-futbollistit të tij, sepse një gjysëm sezoni në Goodison Park pa zbritur asnjëherë në fushë si titullar e ka goditur King.

“Kur erdhi oferta e Everton, instinktet e mia më thanë të them po. Por unë kurrë nuk kam menduar se nga 18 ndeshje nuk do të filloja asnjë nga minuta e parë”.

Shpërndaje në: