Liridon Krasniqi përfundon aventurën në Australi pas vetëm nëntë ndeshjeve
Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi, e ka mbyllur aventurën në futbollin e Australisë me ekipin Newcastle Jets.
Krasniqi u huazua për gjysmë-sezoni në skuadrën e Newcastle, por për shkak të minutazhës së vogël, kosovari nuk arriti që në nëntë ndeshje të shënoj apo asistoj.
29-vjeçari është rikthyer te Johor Dahor në Malajzi.
“Dua t’i falënderoj të gjithë në skuadrën e Neëcastle Jets, pasi kontrata ime skadon sot”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale
Kujtojmë që së fundmi, Krasniqi për herë të parë luajti me Kombëtaren e Malajzisë