12 vjeçari bëhet Mjeshtri i Madh më i ri në botë i shahut

12 vjeçari bëhet Mjeshtri i Madh më i ri në botë i shahut

Si 12 vjeçar, Abhimanyu Mishra është bërë mjeshtri i madh [grandmaster] më i ri ndonjëherë në histori të shahur.

Mishra, që është nga New Jersey në ShBA, theu rekordin e Sergey Karjakinit që ishte 12 vjet e shtatë muaj.

Mishra është i vjetër 12 vjet, katër muaj dhe 25 ditë, raporton CNN, përkthen Periskopi.

Për të arritur këtë sukses historik, Mishra mposhti mjeshtrin e madh Leon Mendonca në raundin e nëntë të një ndeshjeje fantastike për të arritur edhe normën e tretë që i garantonte titullin.

“Më në fund i dhashë shah-mat kundërshtarit më të madh [pandemisë] që më ndaloi për 14 muaj. Falemnderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen.” Shkroi Mishra në Twitter. /Periskopi

Shpërndaje në: